Newcastle – Milan, formacionet e mundshme

Liga e Kampioneve vazhdon edhe sonte me ndeshjet e fundit të grupeve.
Grupi F do të jetë sonte i “zjarrtë”, me PSG, Newcastle dhe Milan që luftojnë për pozitën e dytë, sepse Dortmund e ka siguruar vendin e parë, shkruan Sport.
PSG ka 7 pikë në vendin e dytë dhe nuk do të ketë aspak punë të lehtë ndaj Dortmund në Gjermani, atje ku me një humbje të mundshme dhe me një fitues nga ndeshja, Newcastle – Milan, do të eliminohej nga Liga e Kampionëve.
Trajneri Pioli ka një forcë të shtuar në skuadër për ndeshjen e sotme në Angli, me Rafa Leao që rikthehet nga lëndimi që e kishte dhe do të jetë gati për ta ndihmuar skuadrën.
Ja formacionet e mundshme:
Newcastle: Dubravka; Trippier, Lascelles, Schar, Livramento; Joelinton, Guimaraes, Longstaff; Almiron, Isak, Gordon
AC Milan: Maignan; Calabria, Tomori, Hernandez, Florenzi; Loftus-Cheek, Reijnders, Musah; Chukwueze, Giroud, Leao
/ Sport/
#Newcastle #Milan #formacionet #mundshme
gazetablic.com