Kane: Ishte e bukur fitorja sot ndaj Man United, ne mund të shpallemi kampion në Champions League

Bayern Munich mposhti sot Man United me rezultatin minimal 0-1, për të siguruar tre pikë tjera dhe kalimin tutje nga vendi i parë në grup, teksa United mbeti në vendin e fundit, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe nuk siguruan dot as kalimin në Europa League.
Pas ndeshjes, Harry Kane tha se ishte e bukur të fitonin sot, pas rezultatit negativ në Bundesligë në vikend, përcjell Sport.
“Ishte bukur. Ndjeva sikur e kontrollonim lojën dhe kishim shanse më të mira. Ishim të qetë dhe e dinim se në tranzicionet e shpejta mund t’i lëndonim ata”, tha fillimisht Kane për TNT Sports.
“Është gjithmonë e vështirë kur je në krye, por ne kishim një motivim të mirë. Ishte bukur të fitonim sot. Të gjithë kanë qenë të mrekullueshëm në Bayern që kur erdha unë. Ndjej se ka më shumë për të ardhur. Ndjej se po mësoj më shumë se çfarë dëshiron shefi. Përshtatem mirë këtu. Pas rezultatit në fundjavë, ne patëm një motivim shumë të lartë këtu”.
Kane tha se Bayern Munich mund ta fitojë sivjet Ligën e Kampionëve.
“Kemi mjaftueshëm aftësi për të shkuar larg në këtë kompeticion. Kjo është ambicia, të shkojmë dhe të fitojmë Champions League.
“Do të jetë një provë e vështirë, por ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Mendoj se mund të arrijmë një nivel tjetër”, përfundoi ai.
/ Sport
#Kane #Ishte #bukur #fitorja #sot #ndaj #Man #United #mund #të #shpallemi #kampion #në #Champions #League
gazetablic.com