“Ballkani Perëndimor i përket BE-së”, i thotë deputeti gjerman Kurtit

Deputeti gjerman, Nils Schmid është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur Schmid përmes një postimi në X.
“Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderova për angazhimin e tij të palodhshëm për një Kosovë të lirë dhe demokratike dhe përkushtimin e tij ndaj Procesit të Berlinit”, shkruan ai.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Schmid që vjen nga radhët e SPD-së, Nils Schmid, duke përmendur tensionet Kosovë-Serbi dhe ato në Bosnjë e Hercegovinë, ka thënë se ka shumë destabilitet në zonën e Ballkanit Perëndimor.
“Në Bosnjë-Hercegovinë shohim tensione, ka tensione mes Serbisë dhe Kosovës, ato janë shtuar kohët e fundit. Që nga dita e parë pas marrjes së detyrës, kancelari Scholz u përfshi personalisht në procesin e stabilizimit dhe perspektivave evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
#Ballkani #Perëndimor #përket #BEsë #thotë #deputeti #gjerman #Kurtit
gazetablic.com