Gjendet i vdekur efektivi i policisë kufitare në Kosovë, mister shkaqet e ngjarjes së rëndë

Një efektiv policie në pikën kufitare të Jarinjës në Kosovë është gjetur mbrëmjen e djeshme pajetë nga kolegët e tij, për motive ende të paqarta.
Ishte zv.Drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili njoftoi se efektivi Rexhep Sejdiu u gjet i vdekur në shtratin ku ishte shtrirë për të pushuar.
Ndërkohë pritet që sot të bëhet autopsia, teksa dyshohet se vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
“Sot është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinjë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar. Ka qenë duke pushuar në vendin e tij të punës. Të hënën do i bëhet autopsia. Ka shumë gjasa që vdekja të jetë natyrale. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër”, tha Elshani.
/a.r
#Gjendet #vdekur #efektivi #policisë #kufitare #në #Kosovë #mister #shkaqet #ngjarjes #së #rëndë
Java News