Aktualitet
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen 6 makina

Një aksident rrugor ku janë përfshirë të paktën 6 makina është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Rrugën e Kombit.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Blinisht, teksa është ende e paqartë dinamika e aksidentit të rëndë.
Deri në këto momente bëhet me dije se dy persona janë plagosur nga aksidentit, të cilët u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident, teksa nuk përjashtohet dhe ngrica në rrugë.
#Aksident #rëndë #në #Rrugën #Kombit #përplasen #makina
lajmetverteta