Sport

Copa America 2024/ Zbulohen grupet e eventit, Argjentinë-Brazil vetëm në finale

Kupa e Amerikës 2024 nisi zyrtarisht me hedhjen e shortit. Argjentina, Brazili, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara ishin koka serie dhe goglat vendosën që dueli i zjarrtë ndërmjet Albicelestëve dhe “Seleçao” mund të ndodhë vetëm në finale.

Eventi që do të nisë më 20 qershor 2024 dhe do të përfundojë më 14 korrik, do të hapet pikërisht me ndeshjen e kampionëve të botës kundër fitueses së çiftit kualifikues ndërmjet Kanadasë dhe Trinidad e Tobago.

Shorti i hedhur në Shtetet e Bashkuara nuk kaloi pa momente të sikletshme. Organizatorët kishin vendosur gabimisht Bolivinë në Grupin B, aty ku ndodheshin edhe Ekuadori e Venezuela, por skema e ndalon që tre ekipe nga e njëjta konfederatë të jenë në të njëjtin grup.

/f.s

#Copa #America #Zbulohen #grupet #eventit #ArgjentinëBrazil #vetëm #në #finale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button