Aktualitet

Manchester United regjistroi sot një tjetër rekord negativ

Manchester United u mposht pasditen e sotme në Old Trafford, nga Bournemoth, me tre gola.

Me këtë humbje, skuadra e Ten Hag arriti një rekord të ri negativ: më shumë humbje në shtëpi në dhjetë vitet e fundit, për Premier League, sesa në të gjithë karrierën e Sir Alex Ferguson në krye të Djajve të Kuq, përcjell Sport.

Trajneri legjendar ishte në krye të Manchester United për 26 vjet dhe, gjatë gjithë atyre sezoneve, ai humbi vetëm 34 nga 405 ndeshjet e mundshme të Premier League në Teatrin e Ëndrrave. Në të kundërt, dhe që nga viti 2013 (viti kur skocezi doli në pension), Manchester United ka humbur 35 nga 199 ndeshjet e mundshme të ligës.

David Moyes, José Mourinho, Louis van Gaal, Ole Gunnar Solskjaer, Ralf Rangnick dhe Erik ten Hag, ishin trajnerët që drejtuan ekipin në dekadën e fundit, kontribuan në këtë pikë negative.

/ Sport/



#Manchester #United #regjistroi #sot #një #tjetër #rekord #negativ
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button