Aktualitet

Detajet/ Policia përleshet me armë me grabitësit, ngjarje e rëndë në Tiranë

Policia e Tiranës është përballur me armë me një grup grabitësish mbrëmjen e së shtunës në fshatin Prush.

Sipas të dhënave paraprake, 3 persona të armatosur kanë hyrë në banesën  e shtetasit G.H. për të grabitur.

Policia mori informacion për ngjarjen dhe kur mbërriti pranë banesës hasi në të shtëna armësh në drejtim të efektivëve, të cilave iu kundërpërgjigj.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, teksa grabitësit janë larguar me shpejtësi.

RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

/f.s

#Detajet #Policia #përleshet #armë #grabitësit #ngjarje #rëndë #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button