Aktualitet

Bujar Asqeriu rrëfen njohjen me Mirush Kabashin: Tregoi se Shqipëria ka aktorë të kalibrit botëror

Aktori i madh shqiptar Bujar Asqeriu në një komunikim ‘live’ për News24, shprehur ngushëllimet për vdekjen e aktorit të madh Mirush Kabashit.

Bujar Asqeriu tregoi periudhën kur është njihur me Mirush Kabashin, ku tha se kishte një impenjim të jashtëzakonshme para publikut dhe mikrofonit, papritur ai kthehej në një magjistar. Ndër të tjera, ai tha se Mirush Kabashi tregoi se Shqipëria paska aktorë të kalibrit botëror.

“Mirush Kabashi ishte nja aktorët e rrallë tragjik-komik të artist shqiptar. Së pari më lejoi të shpreh ngushëllimet. Pas dhjetëra roleve në kinematografi dhe skenike krijoi një figurë të artit shqiptar. Ne rolin e ‘Sokrati’ krijoi një rol të madh.

Ne jemi njohur bashkë prej shumë kohësh, merrnim pjesë në evente poezie dhe nuk linim asnjë event pa shkuar. Ai shkëlqente në poezi. Kishte një impenjim të jashtëzakonshme para publikut dhe mikrofonit, papritur ai kthehej në një magjistar. Për Mirushin duhet të flasësh shumë për këtë figurë të ndritur të artit shqiptar.

Ne jemi njohur në vitin 1997, Mirushi aty luante figurat e një prej punonjësve të radio stacionit. E paraqiste rolin para kamerave si një magjistar. Mirushi jepte diçka nga vetja dhe në takset e rolve të tij. Ai tregoi se Shqipëria paska aktorë të kalibrit botëror. Është nderuar me çmime të rëndësishme kudo ku ka shkuar. I paharruar kujtimi i tij!”, u shpreh Bujar Asqeriu.

/f.s

#Bujar #Asqeriu #rrëfen #njohjen #Mirush #Kabashin #Tregoi #Shqipëria #aktorë #të #kalibrit #botëror
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button