E tmerrshme! Mamaja shiti apartamentin, babai organizoi rrëmbimin për paratë, çfarë ndodhi me 14-vjeçaren

Tre të arrestuarit kanë rrëfyer në prokurori se si situata u doli jashtë kontrollit kur panë që publiku ishte në kërkim të Vanjas, 14-vjeçares së rrëmbyer dhe të vrarë në Maqedoninë e Veriut.
Tre nga pesë personat e përfshirë u morën në pyetje dhe mësohet se kanë treguar gjithçka edhe për të përfshirët në rrëmbimin e Vanjas.
Sipas deklaratave të tyre, të cilat ende nuk janë vërtetuar, situata doli jashtë kontrollit kur panë se i gjithë publiku po kërkonte Vanja. Dyshohet se ata i ka zënë paniku dhe kanë vendosur t’i kërkojnë paratë më vonë.
Sipas informacioneve fillestare, shkak për zhvatjen e parave është bërë një apartament që e ëma ka shitur.
Po ashtu mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ministri i Brendshëm tha sot në një konferencë se motivi i vrasjes së të miturës është interesi vetjak, por ajo që është më e tmerrshme për publikun është se rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babain e vajzës, i cili është marrë vesh me organizatorin e grupit. Babai u tha se sa orë shkon vajza në shkollë.
Ky grup e njihte familjen dhe sipas tij bëhet fjalë për një grup kriminelësh. Gjithashtu njoftohet se babai është ende në komisariat.
#tmerrshme #Mamaja #shiti #apartamentin #babai #organizoi #rrëmbimin #për #paratë #çfarë #ndodhi #14vjeçaren
lajmetverteta