Aktualitet

Qeveria s’lejon zgjedhjet serbe – A po rrezikohet veriu?| Haliti: Vuçiqi e ka përgatitur mirë terenin, ja çka do të bëjë për fitim votash

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se ka informacione që serbët që jetojnë në Kosovë janë duke u përgatitur që për zgjedhjet në Serbi të votojnë në Rashkë.

Haliti në një prononcim për thekson se, president serb e ka përgatitur mirë terenin për të votuar vota, kështu sipas tij, duke iu dërguar ushqim e duke ua siguruar transportin.

“Sipas të dhënave të mia, qytetarët e kombësisë serbe që jetojnë në Kosovë kanë dyshtetësi, janë duke u përgatitur për të votuar në Rashkë, atyre Vuçiq ua ka përgatitur transportin dhe dietat me ushqime, me qëllim që sa më shumë të shkojnë për të votuar . Në këtë rast këta do të votojnë kandidatët e Vuçiqit e jo alternativën e partive tjera”, tha Haliti.

Haliti ka folur edhe për Qeverinë e Kosovës e cila e ka ndalur që serbët në Kosovë të votojnë për zgjedhjet e Serbisë, pa pasur marrëveshje ndërshtetërore.

Haliti këtë e quan si thikë me dy teha, sepse sipas tij, edhe Kurti e dinë shumë mirë që Vuçiqi nuk e bën një gjë të tillë.

“Lejimi dhe moslejimi është thikë me dy teha, por sipas Kushtetutës së Kosovës ata kanë të drejtë të votojnë në Kosovë e Serbi kur ka zgjedhje për Parlamentin e Kosovës dhe për Presidentin e Parlamentin e Serbisë. Besoj që Kurti e dinë që Vuçiq s’do të bëjë një kërkesë të tillë, për arsyet që dihen”, tha Haliti.

“OSBE po besoj që po përpiqet të zbusë marrëdhënjet në mes të dy vendeve, dhe një veprim i tillë, të krijojë një situatë të re dhe më pozitive, nga këndëveshtrimi i tyre për raportet e mëtutjeshme. Qendrimet e Kurtit e të Vuçiq janë akrobacione politike për interes të elektoratit.E rrugës do ishte që Kurti e Vuçiq të takoheshin në Beograd e Prishtinë dhe të bënin plane se si do e përshpejtonin rrugëtimin e dy vendeve drejtë BE së. Qëndrimet e ngurta të të dy palëve, fjalori luftënxitës i Beogradit e Prishtinës, nuk i shërbejnë asnjërës palë e aq pë pak interesave nacionale të të dyja shteteve”, thotë Haliti tutje.

Teksa flet për çështjen e sigurisë në veri të Kosovës, Haliti thotë se Serbia nuk është distancuar asnjëherë nga sulmet dhe sipas tij, kjo siguri arrihet vetëm me marrëveshje të ligjshme politike.

“Sa i përket Veriut, dhe rrezikut për shpërthime të reja, përgjegjësia është e të dyja palëve që po vonohemi me zbatimin e marrëveshjeve politike. Në këtë rast Serbia nuk është distancuar dhe nuk e ka deklaruar ndërprerjen a sulmeve të planifikuara kundër territorit të Kosovës, u mbajten zgjedhjet apo su mbajten zgjedhjet brenda terretorit të Kosoves, rreziku është permanent dhe pretendimet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosoves do jenë të vendosura te tavolinat plotë helm antishqiptare të Kishes Serbe, Akademisë së Shkencave të Serbisë, politikave shtetërore të Serbisë. Marrëveshja e ligjëshme politike i zgjedhë të gjitha problemet”, tha Haliti për .

 



#Qeveria #slejon #zgjedhjet #serbe #rrezikohet #veriu #Haliti #Vuçiqi #përgatitur #mirë #terenin #çka #të #bëjë #për #fitim #votash
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button