Suarez shënon golin e 555-të në karrierë dhe i thotë lamtumirë Gremios!
Luis Suarez u tha lamtumirë tifozëve të Gremios në mënyrën më të mirë të mundshme.
El Pistolero shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Vasco da Gama në ndeshjen e fundit në shtëpi. Sulmuesi uruguajan tani është një lojtar i lirë, shkruan Sport.
Ishte goli i 555-të në karrierën e sulmuesit uruguaian dhe me të gjigantët brazilian iu afruan vendit të katërt në Brasileirao, që u jep atyre kualifikimin direkt në fazën e grupeve të Copa Libertadores 2024.
Gremio i humbi shanset për titull pasi pësoi dy humbje radhazi – kundër Corinthians dhe Atlético Mineiro, por synimi kryesor mbetet pjesëmarrja në edicionin e ardhshëm të turneut më prestigjioz të klubeve në Amerikën e Jugut.
Pas ndeshjes, tifozët e Gremios i bënë homazhe Luis Suarez, i cili fitoi shpejt zemrat e tyre dhe për të cilin kjo ishte ndeshja e tij e fundit me skuadrën e gjigantëve brazilian. Sipas të gjitha gjasave, uruguaiani do të vazhdojë karrierën te Inter Miami.
/ Sport
👋🏻🇺🇾 Luis Suárez, saying goodbye to Gremio fans… scoring his final goal.
It’s 555th goal of his career. 🔫pic.twitter.com/EPIh52T7ko
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 4, 2023
#Suarez #shënon #golin #555të #në #karrierë #dhe #thotë #lamtumirë #Gremios
gazetablic.com