E tmerrshme! Naim Murseli i siguroi vetë pistoletën vrasësit të Liridonës, vendimi i gjykatës zbardh dinamikën e krimit

Gjykata themelore e Prishtinës caktoi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt
Në vendim thuhet se Naim Murseli, bashkëshorti i të ndjerës i ka siguruar vetë armën e zjarrit të llojit pistoletë Granit Pllavës dhe të dy së bashku inskenuan grabitjen.
Më tej thuhet se mbrëmjen e 29 nëntor rreth orës 20:25 minuta, në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, përpara automjetit të çiftit ka dalë Pllava me armë në dorë dhe i maskuar.
Sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes gjoja për të ikur, ndërsa në veturë ka mbetur e 30-vjeçarja, e cila është qëlluar nga afër me një plumb në qafë, plagë e cila ka qenë vdekjeprurëse për të. E gjithë marrëveshja është bërë për një shumë prej 30 mijë eurosh.
#tmerrshme #Naim #Murseli #siguroi #vetë #pistoletën #vrasësit #të #Liridonës #vendimi #gjykatës #zbardh #dinamikën #krimit
lajmetverteta