Sport
Bellingham kthehet në “modë”, PSG-ja i shtohet garës për anglezin

Parisi u shtohet destinacioneve të mundshme të ardhshme për Jude Bellingham.
Mesfushori i talentuar anglez i Borussia Dortmund është duke u ndjekur me kujdes nga Paris Saint-Germain.
19-vjeçari ka joshur shumë klube të nivelit të lartë, disa nga Premier League si Liverpool dhe Real Madrid në La Liga.
Sipas raportimeve nga Franca, PSG ka nisur bisedimet e para për Bellingham. Në fund të fundit, presidenti i parisienëve Al Khelaifi nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin e tij për anglezin: “Bellingham është një lojtar i jashtëzakonshëm. Anglia është me fat që e ka. Të gjithë e duan atë. Nuk kam ndërmend ta fsheh”.