Life Style

FOTO/ Këngëtarja Elvana Gjata është nën hetim nga SPAK, por këndon në Vlorë për Festën e Pavarësisë

Me rastin e festës së Pavarësisë, në qytetin e Vlorës janë organizuar festime të shumta, ku në Pallatin e Sportit një grup këngëtarësh të njohur shqiptar kanë performuar.

Mes këngëtarëve si Eugent Bushpepa, Irma Libohova, ka qenë edhe këngëtarja Elvana Gjata, për të cilën Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) ka nisur një hetim pasuror pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Ecc, të cilët çuan në burg, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit.

Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Ervin Matës dhe Erzen Breçanit, biznesmeni i ka thënë ish-drejtorit te Policisë se “do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.

Në lidhje me lajmin, Elvana nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar, dhe mesa duket  e ka marrë lehtë hetimin, dhe ka vijuar punë e saj me koncertet brenda dhe jashtë vendit. Pergatiti Tema

#FOTO #Këngëtarja #Elvana #Gjata #është #nën #hetim #nga #SPAK #por #këndon #në #Vlorë #për #Festën #Pavarësisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button