Aktualitet
Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time

Një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, i ka marrë jetën vajzës së madhe ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Tavo.
Ka qenë vetë ish-deputeti Tavo i cili ka ndarë lajmin e trishtë në Facebook.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time.
Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.
Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan Tavo
#Këto #janë #fjalët #më #të #vështira #që #shkruaj #në #jetën #time
lajmetverteta