Vazhdon fushata ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’

Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot marrin pjesë në Lansimin e Programit të Kryerësve të Dhunës.
Gjatë ditës, Ministrja Haxhiu do të bëjë hapjen e ekspozitës “Traumë në letër”, që mbahet në Manifesta 14’ në Prishtinë, në ora 17:00.
Gjatë kësaj dite do të ketë edhe aktivitet e tjera si takim me me gratë ukrainase dhe afgane, tryezë diskutimi “Zbatimi i politikave kundër braktisjes së arsimit”, përmbyllja e Programit Rajonal “Eliminimi i dhunës ndaj vajzave dhe grave”, aktivitet me persona me aftësi të kufizuara, tounhall në Prishtinë, dhe shfaqja “Molly”, Teatri Kombëtar- Prishtinë.
#Vazhdon #fushata #Ditët #Aktivizmit #Kundër #Dhunës #Bazë #Gjinore
gazetablic.com