Vedat Muriqi bën heroin në La Liga, shqiptari i Kosovës i dhuron 3 pikë të arta Majorkës (Video)

Vedat Muriqi ka lënë pas momentin “jo” në La Liga, teksa ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës.
Shqiptari i Kosovës, bëri heroin në duelin e sotëm ndaj Selta Vigos, duke shënuar golin e fitores 0-1 për Majorkën në këtë transfertë delikate.
Sulmuesi devijoi saktë topin në minutën e 85-të, pas asistit të Rodriguez, teksa i siguroi 3 pikë të arta skuadrës së Majorkës. Ky ishte suksesi i parë në 5 javë për ekipin e Muriqit, që është ngjitur në kuotën e 5 pikëve.
Për shqiptarin e Kosovës, ky ishte goli i parë në këtë sezon të La Ligës, ndërkohë që edicionin e kaluar shënoi 15 gola në 35 ndeshje.
Goal! | Vedat Muriqi | Celta 0-1 Mallorca 🇪🇸pic.twitter.com/PZA5wF8uSs
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 16, 2023
#Vedat #Muriqi #bën #heroin #në #Liga #shqiptari #Kosovës #dhuron #pikë #të #arta #Majorkës #Video
Shqiperia24