Sport

“Na përshëndeste në shqip!”, qytetarët e Rrogozhinës kujtojnë futbollistin Dwamena

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, 28-vjeçari Raphael Dwamena humbi jetën teksa ishte duke luajtur për shkak të problemeve të hershme me zemrën.

Një nga qytetarët e Rrogozhinës tregon se Dwamena ishte shumë i zgjuar dhe komunikonte me gjithë njerëzit, madje i përshëndeste në shqip.

“Ai mund të jetë nga njerëzit më të saktë që e mësoi shumë shpejt shqipen dhe komunikonte shumë normalisht. Komunitetit i ka ardhur jashtëzakonisht keq. Ishte një ngjarje e papritur për banorët këtu në Rrogozhinë,” – u shpreh qytetari.

Kjo ishte hera e tretë që Dwamena kishte humbur ndjenjat në fushën e blertë gjatë gjithë karrierës së tij.

Problemet e tij të zemrës u evidentuan nga mjekët në Angli, kur ai kreu seancat mjekësore për t’u bërë pjesë e ekipit të Brighton.

/a.d

#përshëndeste #në #shqip #qytetarët #Rrogozhinës #kujtojnë #futbollistin #Dwamena
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button