Aktualitet

Në Prishtinë pritet të hiqet taksa prej 150 eurosh për transaksion të pronës së paluajtshme

Komuna e Prishtinës në seancën e radhës të Kuvendit Komunal si pikë të rendit të ditës do të ketë edhe shfuqizimin e Rregullores në të cilën parashihet taksa në transaksion të pronës së paluajtshme.

Drejtori i Kadastrit në këtë komunë, Donat Lushaku bënë të ditur se taksa e cila ishte 150 euro, do të bëhet zero euro.

“Pas pezullimit 1 vjeçar, tanimë kjo taksë largohet përgjithnjë, shtuar kësaj vullnetin iniciues të drejtorive përkatëse (Kadastër e Financa), përkrahjen e kryetarit, asamblistëve padallim si dhe bazuar edhe në Raportin kredibil të Avokatit të Popullit. Ishte 150 euro taksë – do të jetë ZERO euro (0). Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, që përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, shkruan Lushaku në Facebook.

Ky vendim pritet të merret në seancën e Kuvendit Komunal më 30 nëntor.



#Në #Prishtinë #pritet #të #hiqet #taksa #prej #eurosh #për #transaksion #të #pronës #së #paluajtshme
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button