Aktualitet

Bëri për spital dhe i mori portofolin 61-vjeçarit, arrestohet xhepisti në Fier

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka dhunoi 61-vjeçarin V.D dhe i grabiti portofolin. Në pranga ka rënë 41-vjeçari i identifikuar si H.L.

Për pasojë 61-vjeçari është dërguar në spital ku po merr kujdesin e duhur mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në Pishporo të Fierit, ku 41-vjeçari pasi ka goditur 61-vjeçarin V.D i ka marrë një shumë parash në portofolin e tij dhe është larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

/a.r

#Bëri #për #spital #dhe #mori #portofolin #61vjeçarit #arrestohet #xhepisti #në #Fier
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button