Aktualitet

‘Paralajmërimet për sulme në veri’, Shala: Duhet të themelohet ‘Xhandarmëria policore’ për t’u monitoru më lehtë kufiri Kosovë-Serbi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me paralajmërimet e fundit për eskalim të situatës në veri të vendit.

Shala tha se këto informacione tashmë janë konfimuar si nga spektri politik në vend po ashtu edhe nga NATO.

Ai deklaroi se Qeveria e Kosovës duhet të ‘adoptojë’ një strategji të re, me gjithë akterët e sigurisë ndërkombëtare për të parandalu veprime të tilla.

“Informacionet që ndërlidhen me paralajamërimet që mund të kemi një situate të atillë që mund të cenojë sigurinë nacionale në vend tani më është e konfirmuar nga ana e mekanizmit politik në vend por edhe ati ndërkombetar ( NATO ) që janë të shqetesuar për mundësit që Ballkani të ri-dhezet në një konflikt me përmasa dhe impakt të drejtperdrejtë në siguri.Qeveria e Kosovës duhet që të adaptoje një strategji të re me gjithë akterët e sigurisë ndërkombetare por edhe atyre politike për të parandalu veprimet e mundëshme të grupacioneve ( PMC ) kontraktoreve privatë ushtarak që mund te rifuten në lendim të sigurisë” deklaroi Shala për “Gazeta Blic”.

Ai tutje shtoi se duhet të themelohet ‘Xhandarmëria policore’ për t’u monitoru më lehtë kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në terren duhet që të vazhdohet në avancimin e politikave progresive të shtrirjes se institucioneve vendore duke ri-modeluar konceptin e sigurisë dhe themelimin e ”Xhandermarisë Policore’ për të monitoruar më lehtë edhe pikën me neurologjike që është kufiri në mes Kosovës dhe Serbisë” deklaroi njohësi i çështjeve të sigurisë për “Gazeta Blic”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se ushtria serbe po përdor armët kineze për shfaqjen e agresionit ndaj Kosovës.

Kurti ka thënë se Serbia është operatori i vetëm i armëve kineze në Evropë .

“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka deklaruar Kurti raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

“Serbia do të kishte pasoja katastrofale nëse ndërmerr ‘aventurë’ luftarake në Kosovë”

Kurti tregon armët kineze që po i përdor ushtria serbe dhe shfaqjen e agresionit ndaj Kosovës

Postimi paralajmërues i Kurtit, kritikohet për informacionet e përmendura



#Paralajmërimet #për #sulme #në #veri #Shala #Duhet #të #themelohet #Xhandarmëria #policore #për #monitoru #më #lehtë #kufiri #KosovëSerbi
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button