Sport

De Biasi trajneri i kombëtares së Kosovës? Tekniku italian largohet nga Azerbajxhani: S’mund të flas ende por…!

Gianni De Biasi nuk është më trajneri i Azerbajxhanit, pas tre vitesh nën drejtimi ne kombëtares së futbollit.

Italiani, në një bisedë për SKY tregon se është në kërkim të një ekipit tjetër kombëtar, ndërsa tha se është në bisedime por edne nuk ka asgjë konkrete.

“Në të ardhmen nëse është e mundur do të kërkoja një kombëtare tjetër, ka diçka dhe shpresojmë se do të materializohet, por derisa të nënshkruhet është më mirë të mos flasim. Shpresoj për përvojën që kam dhe për atë që kam treguar se mund të gjej një përzgjedhje që do të më japë mundësinë të luftoj për të arritur majat dhe për t’u kualifikuar për diçka. Tani më pëlqen dimensioni i ekipeve kombëtare, angazhimet e përqendruara por të largëta që të lejojnë të punosh në mënyrë objektive”, tha ish-trajneri i Shqipërisë.

Orët e fundit në media është diskutuar edhe për kalimin e tij te Kosova, pasi këta të fundit nuk rinovuan me trajnerin Primoz Gliha dhe ende nuk kanë një emër për stolin.

Përsa i përket Italisë, ai nënvizon se “është një ekip që do të jetë në gjendje të nxjerrë më të mirën në momente vendimtare”.

Kujtojmë se De Biassi ishte pjesë e Shqipërisë për disa vite, duke çuar ekipin në finalet e “Francë 2016”./m.j

#Biasi #trajneri #kombëtares #së #Kosovës #Tekniku #italian #largohet #nga #Azerbajxhani #Smund #të #flas #ende #por
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button