Berisha: Nëse Rama del nga juridiksioni i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, kërkon të dënojë shqiptarët!

Ish-kryeministri Sali Berisha ha organizzato una conferenza per media e alcune volte. Berisha tha se crieministri Edi Rama kërkon që të dënojë shqiptarët nëse do të da nga juridiksioni e gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit.
“Sikundër dënoj me forcën më të madhe, deklaratën prej zuzari të Edi Ramës, i cili sot është shprehur se mund të dalim nga juridiksioni i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar. Arbitrazhi Ndërkombëtar është nën ombrellën e Bankës Botërore, rrjedhimisht të OKB-së. Kjo pasi institucionet e Bretton Ëoods, BB, FMN dhe IFC, janë institucione të OKB-së.Arbitrazhi i kësaj organizate është i detyrueshëm për të gjithë anëtarët, për të gjithë vendet anëtare të BB dhe OKB. Edi Rama, për shkak të korrupsionit të tij të tmerrshëm, kërkon të ndëshkojë Shqipërinë, tani jo vetëm 110 milionë euro sa është gjoba, por në shumëfishin e saj, për të mos thënë 100 fishin e saj. Po në këtë arbitrazh dhe arbitrazhe të tjera, janë një seri procesesh të cilat shkojnë më së paku, 600 milionë euro. 300 milionë euro shkon vetëm arbitrazhi për licencën e naftës që iu hoq një kompanie për t’iu dhënë një kompanie ruse të Duçkës, Nezës dhe McGonigal.
Arbitrazhi i terminalit të Portit të Durrësit është në përfundim e sipër dhe shkon një ndëshkim shumë i madh financiar, pasi Edi Rama në mënyrën më korruptive ka përzënë për interesa strikt korruptive, kompaninë që kishte marrë konfirm të gjitha rregullave, kalatat e mallrave. Shkon në shuma shumë të mëdha arbitrazhi, po me Beketin, po për Vjosën”, tha Berisha./A.ZH-dritare