Aktualitet

Konflikti i Brojës, gazetari zbardh takimin sekret të trajnerit me babain e lojtarit

Gazetari Tami Kona është shprehur se trajneri i Kombëtares ka zhvilluar një takim sekret me Armando Brojën në Angli dhe me të atin e tij, që sipas tij, është edhe menaxheri i lojtarit.

Komentet Kona i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se gjatë takimit, trajneri i shpjegoi situatën para ndeshjes me Çekinë, që ishte një sfidë e rëndësishme për kualifikimin në “Euro 2024”.

Ai tha gjithashtu se konfliktet me Brojën kanë nisur që me trajnerin Edi Reja.

“Problematika me Brojën ishte e madhe që kur ishte Edi Reja. Ne gazetarët dukej se sulmonim Edi Rejën. Me Edi Rejën ne nuk kuptonim se kush ishte formacioni i ekipit shqiptar. Reja thoshte se ne kemi një lojtar shumë të mirë dhe thoshte që ky është i rëndësishëm, por kur hyn nga stoli.

Na dha 6 pikë me Hungarinë. Por problematika më e madhe filloi tani, rreth një vit pa u aktivizuar, sepse ishte edhe i dëmtuar. Unë e kam thënë edhe kur diskutonim, se trajneri vajti takoi Brojën në Londër, Pochetinon, një trajner shumë i rëndësishëm, menaxherin, babain e Brojës.

I shpjegoi situatën kur ne kishim një ndeshje shumë të rëndësishme me Çekinë. Mbasi kishim mundur Poloninë, ne nuk kishim problem Brojën, por kualifikimin, sepse një humbje me Çekinë do të na hapte shumë punë”, u shpreh Kona.

/a.d

#Konflikti #Brojës #gazetari #zbardh #takimin #sekret #të #trajnerit #babain #lojtarit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button