Aktualitet

Vetëm barazim ndaj Ishujve Faroe, Sylvinho shpjegon ndeshjen e dobët të Kombëtares

Trajneri Sylvinho shpjegoi pse Kombëtarja hasi vështirësi të gjente hapësira ndaj Ishujve Faroe, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Evropianit.

“Kjo është një skuadër e vështirë, ata janë guximtarë dhe gjithçka në fushë. Në dy ndeshjet e fundit të Ishujve Faroe në transfertë, takimet janë zgjidhur me vështirësi. Për fat, ishim të kualifikuar”, tha trajneri brazilian i Shqipërisë.

“Problemi është gjithmonë ai që kemi pak kohë për të punuar. E nis një ndeshje me një koncept ndryshe, pastaj lëvizjet ndryshojnë, krahët lëvizin, mesfusha nuk ishte me tre, por me dy. Të gjitha në një ndeshje, është e vështirë”, shtoi Sylvinho.

/a.r

#Vetëm #barazim #ndaj #Ishujve #Faroe #Sylvinho #shpjegon #ndeshjen #dobët #të #Kombëtares
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button