Aktualitet

EMRI| Operacioni i SPAK, arrestohet oficerja e drejtorisë së kufirit

Midis të arrestuarve të operacionit të gjerë të Prokurorisë së Posaçme, të zhvilluar në kryeqytet është edhe një zyrtare e Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për Jonida Babameta, oficere e drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

SPAK lëshoi 11 urdhër arreste. Ndërkohë nga ky operacion i SPAK, u arrestua ish-drejtori i Policisë Tiranë, Erzen Breçani, ndërsa ndaj djalit të tij është lëshuar urdhër ndalimi.

Ish-funksionari i lartë i Policisë Tiranë akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Gjithashtu urdhër arresti është lëshuar edhe për shefin e Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni/ Ndaj këtij të fundit janë ngritur akuza për vepra të rënda penale, nga ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje grup i strukturuar kriminal.

/a.d

#EMRI #Operacioni #SPAK #arrestohet #oficerja #drejtorisë #së #kufirit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button