Aktualitet
Dosja ‘Partizani’/ Ndërtuesi Bektashi paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur në SPAK për masën ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalimi daljes jashtë shtetit’ në çështjen ‘Partizani’, ku akuzohet për korrupsion aktiv. Kjo është hera e dytë që Bektashi është paraqitur në SPAK për masën detyrim paraqitjeje, ndërsa në të dyja rastet ka refuzuar të flasë për mediat.
Ndryshe nga Sali Berisha, i cili ka refuzuar që të paraqitet në SPAK, ndërtuesi Bektashi ka shkuar për të dytën herë.
Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.
/s.f
#Dosja #Partizani #Ndërtuesi #Bektashi #paraqitet #në #SPAK #nuk #flet #për #mediat
Java News