FOTOLAJM/ Zbulohet si deputetët e ‘Rithemelimit’ futën flakadanët në Kuvend
Sot, mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit, PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024.
Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës edhe kësaj here ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal.
VoxNews ka zbuluar itenerarin që kanë përdorur deputetët e PD, për futjen e flakadanëve në Kuvend.
Burime për VoxNews thanë se edhe pse kontrolli ka qenë i rreptë nga “Garda”, deputetët e PD kanë përdorur parfumet e kolegeve të tyre për të futur flakadanët.
Kjo duket se i ka shpëtuar gardistëve dhe në këtë mënyrë është bërë e mundur futja e flakadanëve brenda parfumeve të markës, “Tom Ford”.
#FOTOLAJM #Zbulohet #deputetët #Rithemelimit #futën #flakadanët #në #Kuvend
Java News