Aktualitet

Forcat izraelite të Mbrojtjes ngrenë flamurin izraelit në “parlamentin” e Hamasit në Gaza

Forcat izraelite thanë se Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës dhe se nuk më fuqi të ndalojë ushtrinë e tyre. Ushtria e Tela Avivit publikoi edhe këtë foto ku ushtarët e saj thuhet se kanë marrë edhe kontrollin e Parlamentit të qytetit të Gazës.

Reagoi Hamasi me anë të një zëdhënësi që tha se në luftë mund të përfshihet edhe Hezbollahu. Ndërkohë, të gjithë spitalet në veri të Rripit janë jashtë shërbimit. Më e rëndë situata është në spitalin Al Shifa. Organizata Botërore e Shëndetësisë dha alarmin se dhjetëra të porsalindur rrezikojnë të humbin jetën pas ndalimit të funksionimit të këtij spitali. Është fjala për 36 foshnje të shtruara në reanimacion, të cilët kanë nevojë për përkujdesje intensive.

Për më tepër, në spitalin me 500 shtretër marrin ndihmë të specializuar mjekësore qindra mijëra banorë të Ripit të Gazës. Kompleksi është dëmtuar rëndë nga sulmet e vazhdueshme të ushtrisë izraelite, nga toka dhe nga ajri. Tel Avivi thotë se Hamas ka një qendër komandimi në këtë spital, çka është mohuar kategorikisht nga militantët palestinezë.

/a.r

#Forcat #izraelite #të #Mbrojtjes #ngrenë #flamurin #izraelit #në #parlamentin #Hamasit #në #Gaza

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button