Aktualitet

Ish prokurori: Kam qenë shënjestër e Dritan Rexhepit! Ka tentuar dy herë të më asgjesojë

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se ai ka qenë shënjestër e Dritan Rexhepit.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Beçi konfirmoi se është parandaluar tentativa për asgjësimin fizik të tij nga Dritan Rexhepi dhe grupi i tij, për shkak të dosjeve që ai kishte në Gjykatën e Vlorës.

Pyetje: Keni qenë shënjestër e Dritan Rexhepit?

Eugen Beçi: Ka qenë një shënjestër, është kryer një hetim nga policia e shtetit. Është parandaluar dy herë tentativa që është tentuar nga ai grup karshi meje, tentativë për asgjësim për shkak të dosjeve që unë kisha në hetim dhe gjykim në qytetin e Vlorës.

Ky ka pasur disa tentativa vrasje që në prokurorinë dhe gjykatën e Vlorës i kemi gjykuar dhe dënuar. Ka mundur të dalë. Është një personazh që është arratisur nga tre vende. Mesazhe dhe kërcënime personale jo, por pati një tentativë që u parandalua në kohë nga policia./m.j

#Ish #prokurori #Kam #qenë #shënjestër #Dritan #Rexhepit #tentuar #herë #të #më #asgjesojë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button