Sport
Flamur në mbështetje të Palestinës në prag të ndeshjes Kosovë-Izrael

Një flamur i Palestinës është vendosur në qendër të Prishtinës, pak orë përpara ndeshjes së futbollit Kosovë-Izrael.
Në flamurin palestinez që mbulon të gjithë faqen e një godine, lexohet “Free Palestine” (Liri për Palestinën).
Ndeshja Kosovë-Izrael duhej të luhej në tetor, por u shty për shkak të rindezjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.
Kosova vjen pas fitores 3-0 ndaj Andorrës në grup, ku renditet në vendin e katërt, me 7 pikë, 4 më pak se Izraeli i vendit të tretë.
Ndërkohë, Izraeli do të duhet të luajë 4 ndeshje brenda 10 ditëve të ardhshme.
#Flamur #në #mbështetje #të #Palestinës #në #prag #të #ndeshjes #KosovëIzrael