Aktualitet
Thjeshtohen procedurat në doganë, reduktohet koha për kalimin e mallrave

Procedura e kalimit të mallrave në doganë sot kërkon më pak kohë.
Gjatë një konference rajonale për lehtësimin e tregtisë, ministri i Financave, Ervin Mete tregoi me shifra se si është reduktuar koha e pritjes në pikat doganore për bizneset, falë edhe kalimit të 34 shërbimeve online.
“Thjeshtimi dhe modernizimi i qëndrueshëm i shërbimeve ndaj biznesit u evidentua edhe në një raport të fundit të Bankës Botërore, ku rezultoi se koha mesatare e çlirimit të mallrave është reduktuar me 26% në portin e Durrësit, si pikë hyrëse, në zyrat doganore kufitare me 20% dhe në doganën e brendshme me 74%”, tha Ervin Mete.
/f.s
#Thjeshtohen #procedurat #në #doganë #reduktohet #koha #për #kalimin #mallrave
JavaNews