Sport

“Njeri pa nder, mercenar”: zbulohet e fshehta e Curva Sud të Milan për… ‘Dollarumma’

Dollarumma

Nuk ka mbetur shumë kohë për ndeshjen e shumëpritur Milan-PSG e cila do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin San Siro të Milanos. Një ndeshje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë dhe që do të shënojë fatin e tyre në rrugën drejt Champions, duke pasur parasysh pozicionin e tyre të vështirë në renditje. Por për tifozët e Milan pritja është edhe për rikthimin e ish-portierit Donnarumma. E Curva Sud tashmë ka zbuluar se si do ta presë portierin… që etiketimin e ka Dollarumma.

PARALAJMËRIMI I CURVA SUD

Gjatë javës së kaluar, Curva Sud i Milan kishte dërguar mesazhe të ndryshme në rrjetet sociale për të përcjellë pritjen surprizë që do të marrë Donnarumma. E bëri me një histori të postuar në Instagram, që tregonte disa arka druri dhe mesazhin “Ka një pako për ty”. Më pas intervista e dhënë nga lideri i ultrasve Marco Pacini, la dicka të kuptohej, por tani përmbajtja e arkave prej druri më në fund është zbuluar.

Lexo më tej: “Ka një pako për ty”, Curva Sud paralajmëron Donnarumma: mister përmbajtja e pakove


KARTMONEDHA ME FYTYRËN E DONNARUMMA

Brenda arkave prej druri ka mijëra kartëmonedha me fytyrën e Donnarumma, si një simbol i denjë për etiketimin Dollarumma. E në fakt, Curva Sud ka postuar një foto të dollarit me shkrimin “Dollarumma” në llogarinë e saj në Instagram. Ata i kanë ftuar të gjithë tifozët që shkojnë në stadium t’i marrin për t’i përdorur kur lojtari të hyjë në fushë. Kuriozitet për tu kuptuar është se si do të reagojë portieri i PSG-së dhe kombëtares italiane.

#Njeri #nder #mercenar #zbulohet #fshehta #Curva #Sud #të #Milan #për.. #Dollarumma

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button