Aktualitet

Rënie per 3 partitë në qeveri –

Rritja e konsiderueshme e kostove të jetesës që ka shkaktuar lufta e Ukrainës dhe pasojat e tejzgjatura të dyndjes së pakontrolluar të azilërkuesve që para 10 viteve nga Afrika e Veriut dhe Azia pritet të kenë ndikimin kryesor në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të së Dielës në Gjermani.

Sondazhet tregojnë mbështetje në rënie për tre partitë e koalicionit qeverisës, Socialdemokratët, Të Gjelbërit dhe Liberaldemokratët. Këta të fundit mund të mos arrijnë as të përfaqësohen në parlamentin e ardhshëm. Ndërsa Socialdemokratët e kancelarit Olaf Sholc parashikohet të përfundojnë të tretët në shkallë kombëtare, pasi ngarkohen me përgjegjësi për recesionin ekonomik që kaloi ekonomia më e madhe e Europës për të dytin vit radhazi.

Fuqizim të pandalshëm kanë nacionalistët e Alternativës për Gjermaninë, që renditen bindshëm në vend të dytë për të parën herë në historinë e pasluftës me 10% më pak se Kristiandemokratët që pritet të renditën të parët.

Alternativa për Gjermaninë kërkon rikthim në kursin tradicional të vendit, në rrafshin ekonomik duke hequr dorë nga politikat për mbrojtjen e mjedisit dhe në diplomaci, duke ndalur mbështetjen për Kievin dhe normalizimin e marrëdhënieve me Moskën, si furnizuesi kryesor për energjinë me kosto të përballueshme. Të ndihmuar edhe nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ata pritet të jenë faktor kyç në formimin e qeverisë së re të vendit, ndonëse asnjë nuk parashikon t’i përfshijë në koalicion.

#Rënie #partitë #në #qeveri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button