E FUNDIT/ Partizani shtanget në fund, e përmbys Bylisi me shifrat 2-3! Elbasani ndal Vllazninë –

Mbrëmjen e sotme janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 26 në “Abissnet Superiore”. Vllaznia është ndalur në një barazim 1-1 në Shkodër. Kuqeblutë gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 11, kur Deliu e dërgoi topin në rrjet. Por avantazhi nuk zgjati shumë. Në minutën e 24-t Emiljano Musta riktheu baraspeshën. Rezultati 1-1 mbeti në fuqi deri në fund të ndeshjes, duke bërë që secila skuadër të largohej me nga 1 pikë nga stadiumi.
Ndërkohë Bylisi ka shtangur Partizanin në “Arenën e Demave”. Të kuqtë e nisën ndeshjen vrullshëm, teksa Taipi në minutën e 13 dhe Sembene 3 minuta më vonë i dhanë epërsinë e dyfishtë ekipit. Viktor Da Silva ngushtoi diferencat në minutën e 18, ndërsa më pas ishte Ibrahim Mustafa (72’) dhe Ruçi (90’+2’) ata që përmbysën ndeshjen në 2-3. Një fitore e vyer për Bylisin, që tashmë shkon vetëm 3 pikë larg vendit të 5-të./Sport Ekspres/
#FUNDIT #Partizani #shtanget #në #fund #përmbys #Bylisi #shifrat #Elbasani #ndal #Vllazninë
SportExpress