Aktualitet

Hamasi ia dorëzon trupin e Shiri Bibas familjes së saj

Familja e pengut izraelit Shiri Bibas thotë se trupi i ri i dorëzuar nga Hamasi të premten është i saj.

“Shiri ynë u vra në robëri dhe tani është kthyer në shtëpi,” tha familja në një deklaratë.

Zyrtarët mjeko-ligjorë të Izraelit që kanë ekzaminuar trupin ende nuk e kanë konfirmuar identitetin, shkruaj BBC, transmeton Klankosova.tv.

Eshtrat e dorëzuara nga Hamasi të enjten, për të cilat tha se ishin të Shiri Bibas rezultuan të ishin një grua e paidentifikuar, tha Izraeli.

Kjo vjen pasi gjashtë pengje të gjalla do të dorëzohen nga Hamasi më vonë të shtunën, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit.

Më shumë se 600 të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim.



#Hamasi #dorëzon #trupin #Shiri #Bibas #familjes #së #saj
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button