Aktualitet

Video/ Bruno Fernandes shpëton pankinën e ten Hag: United fiton ndaj Fulham në minutën e 91’

Fernandes

Manchester United rimerr fitoren në javën e njëmbëdhjetë të Premier League. Ndeshja në Craven Cottage kundër Fulham përfundoi 0-1, e vendosur nga goli në minutën e 91′ nga portugezi Bruno Fernandes. Kapiteni u tregua i aftë të gjente zgjidhjen fituese me një goditje në hyrje të zonës, duke thyer portierin në shtyllën e parë. Skuadra e Ten Hag tani ka 18 pikë në renditje, ndërsa londinezët mbeten me dymbëdhjetë.

Skuadra e Ten Hag duhej të përpiqej të rifitonte tre pikët në transfertën e vështirë te Craven Cottage, pas disfatës së ashpër të pësuar në derbi dhe në Carabao Cup. Pas tetë minutash McTominay i kaloi Red Devils përpara, por VAR anuloi gjithcka. United shtyu më fort dhe në gjysmë ore lojë krijoi dy raste radhazi. Fillimisht Evans goditi lart në zhvillimet e një këndoreje. Pastaj Bruno Fernandes kërkoi golin, por goditja e tij nuk arriti të mposhtë portierin Leno.

Lexo më tej: Manchester United, nisja më e keqe në 60 vjet: lëkundet pankina e Ten Hag


Skuadra e Marco Silva u rrit gradualisht dhe në pjesën e dytë përmbysi inercinë e ndeshjes. Willian ishte më aktivi i skuadrës së tij, duke iu afruar disa herë objektivit. Pastaj Wilson tentoi me të majtën nga jashtë zonës por Onana reagoi mirë. Presioni i vendasve vazhdoi, me goditjet e Palhinha dhe Muniz. Reagimi i United erdhi me tentativat e Pellistri dhe Bruno Fernandes, të cilët gjejnë portën, por nuk arritën të shqetësojnë veçanërisht portierin kundërshtar. Dukej si një ndeshje e destinuar për barazim, por në minutën e 91′ kapiteni i Red Devils zgjidhi një lëvizje konfuze në zonën kundërshtare dhe i dhuroi Manchester United tre pikët. Kështu, ten Hag ngjitet në 18 pikë në renditje, duke gjetur tre pikët dhe qetësinë e përkohshme, ndërsa Fulham mbetet me dymbëdhjetë.

#Video #Bruno #Fernandes #shpëton #pankinën #ten #Hag #United #fiton #ndaj #Fulham #në #minutën

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button