Aktualitet
Shpërthimi në pikën e karburantit në Tiranë, mësohet shkaku

Një ngjarje e rëndë me dy të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Mësohet se një autobot ka shpërthyer teksa furnizohej me benzinë. Për pasojë është dëmtuar shoferi dhe menaxheri i karburantit dhe autoboti ka përfunduar me një rrotë në dyqan.
Nga policia mësohet se të lënduarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave nga blutë, shkak i ngjarjes është bërë një shpërthim të valvulës së sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit ngjitur me karburantin. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
#Shpërthimi #në #pikën #karburantit #në #Tiranë #mësohet #shkaku
Lapsi