Nisin “qokat” në polici, Balla jep medalje nderi për luftën ndaj drogës

Taulant Balla pretendon se ka arritur rezultate me luftën kundër trafikut të drogës, aq sa i lejon vetes të shpërndajë edhe certifikata nderi për punonjësit e policisë që punojnë në këtë sektor.
Ballës i ka mjaftuar vetëm operacioni “Tempulli” për të dekoruar vartësit e tij ndonëse dihet që kokat e vërteta të trafikut të drogës nuk janë prekur. Dhe jo vetëm kaq, por shumë punonjës e drejtues të rëndësishëm të Policisë së Shtetit janë pjesë e grupeve kriminale të trafikut të drogës.
Pas komisariatit të Rinasit, medalje nderi i është akorduar dhe sektorit për hetimin e narkotikeve në drejtorinë e Tiranës.
Drejtuesi i saj Arbër Zemani mori medalje nderi nga ministri i brendshëm Taulant Balla dhe drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj.
Sektori i narkotikeve në drejtorinë e policisë Tiranë ka qenë pjese e mega operacionit “Tempulli” ku u goditën linjat e shpërndarjes së drogërave në kryeqytet.
Sipas rezultateve të punës nga sektori i narkotikeve vetëm në 9 muajt e parë të vitit janë identifikuar 1300 posedues, e ndërsa në pranga kanë përfunduar 435 persona.
#Nisin #qokat #në #polici #Balla #jep #medalje #nderi #për #luftën #ndaj #drogës
Lapsi