Aktualitet

Korrupsioni, SHBA shpall “non grata” ish zyrtarin e lartë në Kosovë

Korrupsioni, SHBA shpall "non grata" ish zyrtarin e lartë në Kosovë

Departamenti amerikan i Shtetit ka sanksionuar Nexhat Krasniqin, ish-drejtor i Departamentit të Prokurorimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Në bazë të njoftimit të DASh-it, Nexhat Krasniqi, që në Kosovë njihet edhe si “babai i tenderave”, dyshohet se është përfshirë në korrupsion të madh.

Krasniqit i është ndaluar edhe hyrja në ShBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni.” – thuhet në njoftim, raporton REL.


Tutje, DASh thekson se ky vendim riafirmon përkushtimin e ShBA-së për luftimin e korrupsionit.

“Ky vendim riafrimon përkushtimin e SHBA-së për luftimin e korrupsionit që dëmton interesat publike, pengon prosperitetin ekonomik të shteteve dhe zvogëlon aftësitë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të shtetasve të tyre.” – thuhet tutje në vendim.

#Korrupsioni #SHBA #shpall #grata #ish #zyrtarin #lartë #në #Kosovë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button