Aktualitet

Bardhi: Basha duhet të jepte sot një shpjegim për artikullin e BBC

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur edhe për artikullin e BBC-së mbi paratë ruse që janë paguar për lobim në SHBA në favor të Lulzim Bashës. Bardhi u shpreh se sot priste një shpjegim nga Lulzim Basha, sepse akuzat janë bërë ndaj tij, dhe kjo është një çështje që i përket atij.

“BBC është një media serioze dhe do duhet të merret seriozisht nga vetë Basha. Kam pritur edhe gjatë ditës për një, reagim, transparencë, apo qëndrim të tij, aq më tepër që në shkrim thuhet se është pyetur vetë Basha nga BBC, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Basha i ka detyrim demokratëve, bashkëpunëtorëve të tij sepse kjo çështje që është trajtuar gjerësisht edhe në vendin tonë prej kohësh dhe secili prej nesh ka pasur një qëndrim në lidhje me këtë çështje.


Basha duhet të dalë për të bërë një sqarim, për të dhënat e reja, sepse kishte të dhëna të padala më parë, dhe gjithë te jemi në gjendje për të dhënë një qëndrim për atë që shkruhet. E kam pyetur për këtë çështje dhe më ka dhënë të njëjtin shpjegim që ka dhënë në publik.

Gjatë kohës që isha sekretar i Përgjithshëm, duke qenë se kishte një hetim të nisur nga prokuroria kam dhënë një dëshmi timen, dhe kam verifikuar të dhënat në databasën financiare të partisë dhe nuk rezultonte të kishte një pagesë që ka dalë zyrtarisht nga partia, në vlerat që thuhet.

Kjo është një betejë e tij, një akuzë e drejtpërdrejtë për të dhe do duhet të dalë dhe të japë shpjegime për të, sepse bëhet fjalë për BBC” – tha Bardhi në studion e Syri TV. /

LEXO EDHE: BBC: Lulzim Basha përdori infrastrukturën ruse për lobimin në SHBA

#Bardhi #Basha #duhet #të #jepte #sot #një #shpjegim #për #artikullin #BBC

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button