Aktualitet

“Jemi kërcënuar”/ Cllevio shpallet në kërkim nga policia pas sherrit në TikTok me Kozakun

Cllevio

Kozak Braçi një personazh i famshëm në rrjete sociale, i është drejtuar pak ditë më parë komisariatit 4 duke kallëzuar një tjetër personazh të famshëm. Bëhet fjalë për Kleviol Ahmeti i cili njihet me emrin e artit “Cllevio”.

Në kallëzimin e depozituar thuhet se prej kohësh Kozak Braçi dhe familja e tij ndihet e kërcënuar nga ky personazh për shkak të disa sherreve ku janë nisur në rrjete sociale.

Nisur edhe nga kallëzimi komisariati i policisë nr. 4 ka shpallur në kërkim policor Kleviol Ahmetaj .Nga verifikimet ka rezultuar se Ahmetaj me banim në Lushnjë nuk është gjetur në banesë.


Policia pas kallëzimit të Kozak Bracit ka nisur më administrimin e disa videove në dy rrejte sociale TikTok dhe Instagram. Si kallëzuesi Kozak Braci ashtu i kallëzuari Kleviol Ahmetaj janë të njohur për policinë. Cllevio njihet edhe për sherrin me reperin Noizy ngjarje e ndodhur në Durrës. /Ora News

#Jemi #kërcënuar #Cllevio #shpallet #në #kërkim #nga #policia #pas #sherrit #në #TikTok #Kozakun

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button