Qeveria kolumbiane: “Babai i Luis Diaz është peng i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”

Një lajm i rëndësishëm vjen nga Kolumbia për rrëmbimin e babait të futbollistit të Liverpool, Luis Diaz. Sipas asaj që mësohet, ai është peng i ELN-së, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori i paqes me ELN, Otty Patiño. Qeveria ka kërkuar për lirimin e menjëhershëm të tij, përballë asaj që përbën një nga krizat më të rënda në negociatat me organizatën guerile kryengritëse revolucionare marksiste-leniniste.
Në një deklaratë, negociatori ishte në gjendje të konfirmonte se “rrëmbimi i kryer më 28 tetorin e kaluar, në Barrancas, zona e La Guajira, kundër Luis Manuel Diaz dhe Cilenis Marulanda, babai dhe nëna e futbollistit Luis Fernando Díaz Marulanda, u krye nga një njësi që i përket ELN-së. Ne i kujtojmë ELN-së se rrëmbimi është një praktikë kriminale që shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare. E se është detyrë e saj në zhvillimin e procesit aktual të paqes jo vetëm të ndalojë kryerjen e tij, por edhe ta eliminojë atë përgjithmonë”. Qeveria kërkon “lirimin e menjëhershëm të zotit Luis Manuel Diaz” dhe bën përgjegjës për gjendjen e tij grupin gueril.
Lexo më tej: Babai i Diaz nuk është shpëtuar, qeveria rreshton ushtrinë: patrullohet kufiri me Venezuelën
Luis Manuel Diaz dhe gruaja e tij Cilenis Marulanda u rrëmbyen të shtunën pasdite në Barrancas, La Guajira. Marulanda u lirua një orë më vonë nga kapësit e saj. Policia konfirmoi se Diaz ishte rrëmbyer nga katër burra. Versionet fillestare tregonin se ata ishin kriminelë të zakonshëm, të cilët kishin tentuar ta çonin njeriun në territorin e Venezuelës, por për shkak të punës së oficerëve me uniformë kjo nuk u bë e mundur”.
🚨 BREAKING: ELN has promised to release Luis Diaz’s father in the coming hours. [@ELTIEMPO] pic.twitter.com/OL0ylTuitf
— Liverpool News (@LFCVine) November 2, 2023
#Qeveria #kolumbiane #Babai #Luis #Diaz #është #peng #Ushtrisë #Çlirimtare #Kombëtare
Lapsi