Aktualitet

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli paraqitet sot në SPAK për t’u marrë në pyetje

Hetimet për bashkinë e Kamzës kanë vënë në lëvizje me veprime konkrete Prokurorinë e Posaçme e cila i ka dërguar fletëthirrje kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Sulit. Ai do të paraqitet sot në orën 10:00 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje.

Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli. Raportohet se nga hetimet ka rezultuar se ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit. Banorët e Kamzës u paraqitën të martën e kaluar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK ndaj kryebashkiakut.


#Kryebashkiaku #Kamzës #Rakip #Suli #paraqitet #sot #në #SPAK #për #marrë #në #pyetje

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button