Egnatia mposht 2-1 Kukësin mes polemikave: Nica proteston për dy penalltitë

Pas një serie të rëndësishme pozitive të rezultateve, Kukësi është mundur në Rrogozhinë. 2-1 është imponuar Egnatia, në një ndeshje plot polemika në të cilën Stavri Nica ka protestuar për dy penalltitë: atë të barazimit nga Fernando dhe atë të padhënë për faull ndaj Rashitit. Tre pikë për të besuarit e Edlir Tetovës, që vuajtën shumë përballë bluve me teknikun që në këtë pikë mund t’i gëzohet vetëm pikëve.
13 pikët në 6 javët e fundit ishin tregues të një skuadre të transformuar në krahasim me fillimin e sezonit. E Kukësi i përligj përcaktimet, me një provë të rëndësishme. Të disiplinuar taktikisht, veri lindorët luajtën me inteligjencë, duke i lënë tempizmin zotërimin e topit kudnërshtarit. Egnatia u përpoq të bënte padronin, por u ndëshkua nga La Torre. Sulmuesi kryesor i Kukësit kaloi miqtë në avantazh, duke befasuar Sherrin.
Rikthimi i Dwamena, ende jo në formë, sidoqoftë i kishte dhënë zemër Egnatias që u shty përpara me forcë. E megjithatë, prapavija e Nicës kontrolloi me kujdes dhe u duk se mund të dilte pa dëme, nëse në minutën e 34′ arbitri nuk do të kishte vlerësuar penallti ndërhyrjen e Rivas ndaj Fangaj. Protesta të forta të Kukësit, që nuk penguan brazilianin Fernando të paraqitet në pikën e bardhë e të shënojë golin e barazimit.
Lexo më tej: “Në gjithë botën është penallti”; Kërnaja shpërthen kundër arbitrit Koçi, Tetova i gëzohet vetëm pikëve
POLEMIKA PËR PENALLTINË E PADHËNË
Nica u mundua të freskonte skuadrën me ndërrimin e trefishtë pas pushimit, por Egnatia mori kontrollin e lojës. Spahiu dhe Dëamena frikësuan Tafas, që u detyrua të dorëzohet në minutën e 56′. Një supergol i Spahiut nuk i la asnjë shans Tafas. Kukësi megjithatë reagoi dhe mund të ndryshonte rrjedhën e lojës në të 60, kur Fangaj pengoi Rashitin në zonë. Nuk kishte penallti për arbitrin nën protestat e miqve, të zhgënjyer për herë të dytë në këtë ndeshje. Skuadrat dhuruan një ndeshje të hapur deri në fundin e sfidës por rrjetat nuk u prekën më. Egnatia shkëputet, të paktën për një ditë nga Partizani, ndërsa Kukësi humb një tjetër ndeshje me pretendentët për titull.
#Egnatia #mposht #Kukësin #mes #polemikave #Nica #proteston #për #penalltitë
Lapsi