Aktualitet

Parashikimi i motit: Vranësira të dendura

Sinoptikania tregon çfarë do të ndodhë me motin në ditët e ardhshme

Vendi ynë, gjatë orëve të paradites do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të përkohëshme shiu. Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku herë pas here do të jenë në formë shtërngate.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gjatë orëve të mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 25°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova do të dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, por pas mesdite pritet shtim i vranësirave ku më të dukshme do të paraqiten në zonat perëndimore duke gjeneruar rrebeshe shiu. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të shtohen në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë reshje të dendura. Temperaturat e ajrit do të rriten gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 23°C.Era do te fryjë e lehtë gjatë paradites, por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesine 45 km/h nga drejtimi verior.


Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta gjate orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar rrebeshe shiu. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 24°C. Era do te fryjë e lehtë paradites, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Europa

Pothuasje i gjithë kontinentit Europian do të mbozotërohet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë preznte. Më problematike situata do të paraqitet në Europën qëndrore dhe rajonin e Balltikut ku rrebeshet e shiut dhe stuhitë e erës do të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit. Gjithashtu, reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta do të vijojnë në vendet e Europës lindore. Përjashtim bëjnë vetëm gadishulli Skandinav si edhe gadishulli Iberik të cilët do të paraqiten nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.

#Parashikimi #motit #Vranësira #të #dendura

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button