Aktualitet
Përjashtohen nga Kuvendi 6 deputetë të opozitës

Pas tensioneve në seancën e djeshme në Kuvend, janë përjashtuar 6 deputetë mbështetës së Sali Berishës.
Pesë deputetët, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi u përjashtuan për 10 ditë.
Deputeti tjetër demokrat, Saimir Korreshi u përjashtua për 3 ditë.
Seanca plenare një ditë më parë nisi dhe përfundoi me tensione, madje pati edhe përplasje fizike. Deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përplas dhe goditi me grush kolegun socialist, Vullnet Sina, teksa ky i fundit mori fjalën nga vendi i tij.
Ata u konfliktuan edhe jashë ambienteve të Kuvendit, pas përfundimit të seancës, por u ndanë nga deputetët aty pranë.
#Përjashtohen #nga #Kuvendi #deputetë #të #opozitës
Lapsi