Aktualitet

Tetë trajnerë të shkarkuar në 10 javë kampionat, Canaj: “Trajnerëve po i merret fytyra”

Praktikisht 8 në 10 javë, një numër i ekzagjeruar, po të bësh krahasimin me kampionatet e huaja. Migen Memelli ishte i fundit i trajnerëve të shkarkuar në pak më shumë se një fazë kampionati. I pari i shkarkuar ishte Stavri Nica nga Laci, në javën e dytë të kampionatit, pastaj e pësuan Hallaçi, Longo, Bejzade, Shehi, Zekic, Di Biaggio e pas humbjes me Kukësin edhe tekniku i Vllaznisë. Një që si trajner e ka pësuar jo rrallë herë në kurriz, duke u shkarkuar madje edhe në vend të parë, Agim Canaj ka komentuar fenomenin që përsëritet me përpikmëri çdo sezon.

Ish-tekniku i Dinamos e Vllaznisë, ndër të tjera, e kanalizon problemin, duke bërë përgjegjës, përveç sistemit, edhe vetë trajnerët: “Problemi i trajningut shqiptar është kompleks: mungesë strategjie e klubeve dhe nevoja për të mos qendruar gjatë pa punë e trajnerëve. Kjo sjell që çdo dy javë të shkarkohet një trajner e të vihet një tjetër – tha Canaj -. Ai që mbetet pa punë mezi pret të fillojë dhe pranon symbyllur, pa u interesuar për projektin. Kjo po bën atë që trajnerëve shqiptarë po u merret fytyra”.

Deri para javës së 11, vetëm tre skuadra nuk e kanë ndryshuar trajnerin nga fillimi i sezonit. Te Erzeni vazhdon të jetë Deliallisi, në Korçë Govzdenovic vazhdon të drejtojë Skënderbeun nga sezoni i kaluar, ashtu si Tetova në krye të Egnatias.


Lexo më tej: Superiore/ Egnatia, prova shkëputje nga Partizani: Mehmeti do fitoren e parë me Dinamon, Tirana pret Teutën

LISTA E TRAJNERËVE TË SHKARKUAR

Stavri Nica – Java 2 – Laci
Rrahman Hallaci – Java 4 – Kukësi
Diego Longo – Java 5 – Teuta
Orges Shehi – Java 6 – Tirana
Skerdi Bejzade – Java 6 – Laçi
Zoran Zekic – Java 7 – Partizani
Di Biaggio – Java 9 – Dinamo
Migen Memelli – Java 10 – Vllaznia

#Tetë #trajnerë #të #shkarkuar #në #javë #kampionat #Canaj #Trajnerëve #merret #fytyra

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button