Aktualitet

Për goditje është ndër më të mirët”. Abilaliaj i falet Kekos, Martini e ka me Filin: “Me atë gol fitonim ne

“Që nga fillimi i ndeshjeve deri në fund kemi bindje se kemi lojtarë të mirë, të uritur. Të gjithë kanë besim, por rëndësi ka që lojtarët besojnë deri në vërshëllimën përfundimtare. Prandaj arrijmë të shënojmë”. Arbër Abilaliaj, drejtori sportiv/trajner i Partizanit shpjegon thjesht efektshmërinë në minutat shtesë. Të kuqtë kanë vendosur, për të tretën ndeshje radhazi, me një gol në kohën shtesë. E tani me Teutën ishte Keko ai që vendosi: “Rëndësi ka ecuria pozitive e ekipit dhe jo kush është trajneri -tha Abilaliaj -. Në fakt mungonim disi në mentalitet, të cilën po e krijojmë me fitore të rëndësishme. Fitoret në seri bëjnë që ekipi të rritet psikologjikisht. Të tjerat janë dytësore se lojtarët tregojnë në fushë ato detyra që u ngarkohen”.

Abilaliaj ka elozhe për djaloshin, por edhe një tërheqje “veshi”: “Ka qenë një kënaqësi për mua, nga mënyra sesi është stërvitur ai djalë. I japim besim, por duhet të rregullojë edhe disa aspekte, siç është posedimi i topit. Sa i përket forcës goditëse në fazën sulmuese është nga më të mirët. Por duhet të rregullojë posedimin e topit dhe disa gjëra të tjera për të qenë gati për titullar. Ne presim shumë nga të gjithë, jo vetëm nga Keko. Sot kishim 7-8 lojtarët me moshë të re dhe presim të gjithë lojtarët të jenë të uritur”, përfundoi Drejtori Sportiv.

MARTINI NGEL NË “KLASË” ZËVENDËSUESIT DHE… FILIN

“Jam i zhgënjyer me rezultatin e jo lojën. Kemi pasur raste të pastra për të shënuar në pjesën e parë. Humbëm penallti e Partizani nuk na gjuajti asnjëherë në portë. Përtej 10 minutave të fundit që na vuri në presion, nuk jam i kënaqur me ata që hynë në fushë në pjesën e dytë. Kur pritnim të mbanim topin, ramë në lojë, Kjo është e pafalshme. Futbolli luhet jo vetëm me titullarë, por edhe ata që hyjnë. Jam i zhgënjyer prej tyre”. Fjalë të forta nga Edi Martini, tekniku i Teutës që nuk arrin ta pranojë humbjen me Partizanin në atë mënyrë. Durrsakët u ndëshkuan në shtesë nga goli i Kekos, por në pjesën e parë humbën një penallti.


Pikërisht ajo penallti mund të ndryshonte shumë: “Penalltia jo vetëm do e ndryshonte, por do të fitonim ndeshjen. Futbolli është i paparashikueshëm por mënyra se si luajtëm pjesën e parë të lë të kuptosh. Jam i kënaqur nga shpirti i garës, por ajo që duhet tani janë pikët dhe këto djegin më tepër – analizoi Martini, duke shtuar -. Futbolli është edhe çështje fati, normalisht penalltia e goli më lënë shije të hidhur. Nuk mendoja që do të ndodhte kjo gjë, edhe pse Partizani rriti presionin në fund”.

#Për #goditje #është #ndër #më #të #mirët #Abilaliaj #falet #Kekos #Martini #Filin #atë #gol #fitonim

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button